Partia Demokratike ka nisur sot de facto fushatën elektorale, duke miratuar mënyrën se si do të zgjidhen kandidatet për deputetë.
Bëhet me dije se Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.
Sipas PD, “Ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë. Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza”.
Katër fazat:
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.
“Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD”- thone burimet.
Kujtojme se ky ishte edhe nje premtim i bere nga kreu i PD-se, Lulzim Basha per hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe fuqizimin e rolit te anëtarit ne vendimmarrjet me te rëndësishme politike..