Luana Vjollca ka zbuluar tatuazhin e saj më të ri që ka realizuar së fundmi! Moderatorja shqiptare ka qenë aktive këto kohë në rrjetet sociale, duke publikuar foto nga projektet që po përgatit me siguri për të ardhur me një hit të ri muzikor këtë verë. Por para se ta bëjë këtë, moderatorja ka gjetur një moment frymëzues për të shenjuar në trupin e saj një moto që duket se do të ndjekë përgjithmonë. Me sa mundëm të kuptojmë nga fotoja e fundit e publikuar nga Luana në Instastory, vargjet e gëdhendura në trupin e saj duken si një parim që e udhëheq në jetë:

“Në fund të fundit jeta ime është rezultat i përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në tokë ndërsa mbaj pareshtur sytë nga qielli”. Moderatorja po përgatitet për projektin e ri televiziv, “Take me out” që do të nisë menjëherë sapo situata të normalizohej nga pandemia. Dhe me sa duket koha po tregon se emisioni i saj i ri do të nisë shumë shpejt.