Nëse të enjteve doni të kaloni një mbrëmje të këndshme dhe me humor, kthejeni TV nga emisoni i Artur Zhejit. Nuk do të zhgënjeheni, pasi të ftuarit dhe idetë që hidhen aty, të shkulin gazit. Dje p.sh, Kastriot Muftaraj ka zbuluar se shifrat e kurbës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, i bën Mero Baze.

“Si mund të rrinë njerëzit të mbyllur në shtëpi kur kurbën e drejton Mero Baze. Ta them unë me përgjegjësi të plotë, e bën Mero Baze”, tha ai. Ndërsa personazhi me emrin Alfred Cako, tha se kemi të bëjmë me një luftë të re, për të vendosur rendin e ri botëror.

“Të gjithë udhëheqjes kanë deklaruar se është Lu fta e Tretë Botërore dhe të gjithë kanë deklaruar se më pas bota do të jetë e gjitha ndryshe. Bota do të ketë një rend të ri dhe do të jetë më globaliste e më e centralizuar. Do të ketë një bankë qendrore dhe një monedhë të përbashkët, me një polici botërore”, tha Cako, për të vijuar me teorinë se e gjithë kjo është një luftë për rrëzimin e Trump:

“Pasi nuk patën sukses me ato bombat njerëzore për të krijuar destabilizim në Amerikë, me impeachment e dështuar, kërkuan që ta bëjnë me koronavirusin. Tani duan të bëjnë një pandemi të dytë, që të zhdukin klasën e mesme dhe të krijohet izolimi i SHBA-së dhe që të mposhtet Trump-i.”

Cako ndërkohë tha se me vaksinën synohet që të zvogëlohet popullsia: “Vaksina do të bëhet për zvogëlimin e numrit të popullsisë. Do të bëhen me algoritme të ndryshme për racat, pastaj do të ndahet me mosha dhe në gjini. Ato do të shkaktojnë sterilitet, infeksioneve shumë me të forta se sa HIV”.

(TemA)