Ka shumë arsye përse një grua mund të vendosë të rruajë kokën, teksa kohët e fundit një numër i madh femrash kanë gjetur sigurinë e mjaftueshme në vetvete për të mbajtur kokën pa flokë. Modeli nuk është diçka e re pasi kemi parë dhe më herët heroina të mëdha pa flokë si personazhet G.I Jane (e luajtur nga Demi Moore) apo Okoye te Pantera e Zezë (e luajtur nga Danai Gurira). Nga arsyet që ato përmendin janë shtytja për më shumë siguri në vetvete. Megjithse ruajtja e flokëve nga një femër nuk është medoemos një deklaratë apo sfidë, ajo gjithsesi mbetet diçka e guximshme.
Bukuria vjen në shumë forma e ngjyra por shoqëria është rigoroze për standardet e bukurisë së femrave, sikur thjesht prej fokusimit të mediave e biznesit te flokët e grave dhe produktet e bukurisë. Por shumë gra kanë gjetur rrugën për të dalë nga këto stereotype duke i hequr flokët e tyre, për t’u bërë protagoniste duke eliminuar aksesorë që supozohet t’i bëjnë ato interesante për të tjerwt. Nga ana tjetër në shumë vende flokët e prera mund të dhurohen për bamirësitë që ndihmojnë njerëzit me alopecia ose sëmundje të tjera që dëmtojnë flokët.
Disa gra përdorin prerjen e flokëve thjesht për rigjenerimin e tyre, sidomos pas shumë vitesh ngjyrosjeje apo trajtimesh dëmtuese. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të kursyer para duke eliminuar ndalesat e shpeshta në sallonet e bukurisë.