Shkencëtarët kinezë kanë dalë në përfundimin se frymëmarrja dhe të folurit mund të jenë mënyrat me të cilat përhapet më shpejt koronavirusi. Sipas tyre, të prekurit nga Covid-19 nxjerrin miliona spërkla brenda një ore dhe kjo shpjegon edhe faktin se pse ky virus u përhap kaq shpejt në të gjithë botën. Gjithashtu, tregon edhe rëndësinë e mbajtjes së maskës, që në shumë vende nuk është e detyrueshme.

Studimi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Pekin thekson gjithashtu se sipërfaqet me koronavirus nuk luajnë rol aq të madh sa mendohet në përhapjen e virusit. Objektet më të rrezikshme janë tualetet, dyshemetë e spitalit, sipërfaqet e prekura nga pacientët dhe pajisjet mjekësore. Sipas studiuesve kinezë, edhe pse celularët përmbajnë shumë baktere, ato nuk përbëjnë rrezik për përçimin e koronavirusit./Opinion.al