Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1716 inspektime në subjekte nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, ku është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë gjobitur dy biznese. Është gjobitur me 100 000 lekë një bar-kafe dhe market. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit social, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu u kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.