Astrologia Meri tha se ka njerëz janë shumë të lexueshëm se cilës shenjë i përkasin.
Meri Shehu: Për shembull, Dashët janë shumë të lexueshëm. Ose rrallë herë mund të mos e qëllosh shenjën e Dashit, qoftë tek femrat, qoftë tek meshkujt. Sepse janë njerëz që mbartin shumë energji dhe këtë energji e përçojnë. Është një shenjë mashkullore. Edhe femrat që janë në shenjën e Dashit e përmbajnë këtë tendencë mashkullore. Shpeshherë bëhen femra që e bartin një lloj energjie më shumë sesa femrat e tjera, mund të jetë ushtare, sportiste, drejtuese, shofere, ose mund të bëhen modele shumë të shquara, sepse Dashi përdor shumë edhe ngjyrat, joshjen, për të rënë në sy. Zakonisht femrat e shenjës së Dashit kanë edhe hundën tipike, një hundë të lartë, të gjatë.
Rudina: Pse ka lidhje edhe pamja e jashtme me shenjën e horoskopit?
Meri Shehu: Po, po ka një hundë si shpatë pak dhe nganjëherë edhe tipike. Një hundë të lartë dhe të prerë në të njëjtën kohë.
Rudina: Si shpjegohet kjo lidhje e pamjes së jashtme me shenjën?
Meri Shehu: Pamja e jashtme, po, karakteristikat e energjisë së brendshme dalin në pah së jashtmi. Dhe ka shumë femra që…kohët e fundit kanë dalë edhe operacionet plastike, por unë do thosha që një dashe po t’i heqësh atë pjesën marsiane të hundës i ke prerë energjinë, personalitetin. Dhe zakonisht kanë një karakteristikë shumë të theksuar edhe në ngjyra, ose shumë brune, ose shumë bionde, ose tipike mashkullore. Kurse meshkujt janë rebelë, në çdo punë që bëjnë, kanë një rebelizëm, kanë një antagonizëm të shquar, kanë një nxitim, një vrull. Dashët kombinohen shumë mirë me Peshoret, të paktën në martesë dhe në bashkëpunime. Kjo nuk do të thotë se nuk shkojnë mirë me Luanët, dhe me Shigjetarët…
Në vazhdim, Astrologia Meri Shehu përshkroi pikat e forta dhe të dobëta sidhe karakteristikat e të gjitha shenjave të horoskopit.