Ish-presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident automobilistik këtë të diel.
Sipas medieve serbe, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 pranë vendit që njihet si Lapovë. Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i Ministrisë së Brendshme, raportojnë mediat serbe.
Nga aksidenti nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Pas aksidentit, foli edhe Nikoliç, që tha se nuk ishte diçka serioze.
Tomislav Nikoliç u shpreh se aksidenti ka ndodhur në kohën që kishte shkuar për të votuar. Sot në Serbi u mbajtën zgjedhjet lokale dhe presidenciale.