KRITIKU ITALIAN I ARTIT DHE POLITIKANI I NJOHUR VITTORIO SGARBI VIZITON VLORËN
Vittorio Sgarbi, një nga personazhet më të rëndësishëm italianë, sa i përket kritikës së artit, por edhe politikës në shtetin fqinj, ka vizituar për herë të parë Vlorën, ndërsa është pritur nga kryetari i Bashkisë Dritan Leli në zyrën e tij.
“Kam kënaqësinë të kem në zyrën time një nga personalitetet e rëndësishme italiane, që me fjalën e tij ka qenë ndikues në media për Shqipërinë dhe shqiptarët, është një kënaqësi e vecantë që sot, së bashku me vajzën e tij shqiptare vjen për herë të parë në Vlorë”, tha Leli.
Sgarbi, i cili shpesh herë është prononcuar dhe njihet si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve tha se sapo përfundoi pandemia, gazetat italiane më pyetën se cili ishte vendi i parë ku do të shkoja, u mendova dhe thashë Tirana, dhe erdha në Shqipëri duke dhënë patjetër edhe mesazhin tim përsa i përket vendeve për të vizituar këtë verë.
Duke folur për Shqipërinë, Zgarbi u shpreh: “Raporti im me Shqipërinë është një raport i lidhur me fëmijërinë ,kur babai im i ardhur këtu për luftën në Itali dhe në Greqi më shkruante për Shqipërinë si një vend i bukur dhe i largët imi. Unë, edhe pse në atë moment ishte e vështirë të vijë në Shqipëri një vend kaq afër Italisë, por nën regjimin komunist ishte një vend sa afër, aq edhe larg, afër gjeografikisht, por larg psikologjikisht, por unë e mendoja gjithmonë dhe më dukej shumë bukur të vija në Shqipëri, ashtu si dikush shkon të shohë një vend të mistershëm .
Pastaj nis atë, bëja një luftë kundër krimit, sidomos në vendet mesdhetare dhe brigjeve në të cilat ndërtimet, pa kriter të cilët, sidomos në Puglia dhe Sicili shkëterruan peisazhe të mrekullueshme dhe sublime. Dhe një nga mendimet dhe qëllimet e mia ishte të pengoja që këta kriminelë italianë të bënin të njëjtën gjë edhe në Shqipëri. Erdha vonë në Shqipëri për të cilën imagjinoja një transformim nga një vend bujqësor dhe rural në një vend me plazhe dhe hapësira të mrekullueshme dhe në realitet pak beton e keni vendosur edhe ju në fund të komunizmit.
Megjithatë, Shqipëria nuk ka ato kullat e larta të betonit që kështu dua të shoh brigjet, plazhet që imagjinoj, të mrekullueshme, të cilat nuk kanë atë kërcënim betoni që shkatërroi vendet më të bukura të botës. Kam imagjinuar gjithmonë Shqipërinë si një vend të mbrojtur me një natyrë e cila pak nga komunizmi dhe pak nga zhvillimi i vonë industrial i ka shpëtuar brigjet e veta. Kam parë disa vende të Shqipërisë dhe më vonë në vitet 1998 takova edhe nënën e vajzës sime, Alba që kështu kam edhe një vajzë shqiptare.
Ne rrjedhën e viteve, kam takuar në më shume se një rast Edi Ramën dhe nisëm një raport, i cili është zhvilluar më shumë me kalimin e viteve. Gjithsesi, kam njohur thuajse të gjithë politikën shqiptare ndër vite. Vizitat e fundit të bëra në Shqipëri janë gjithmonë të shoqëruara nga një vëmendje e madhe e shqiptarëve si sot ku dua t’ju falënderoj për mikpritjen dhe kujdesin e treguar ndaj meje “, tha Zgarbi.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Sgarbi ka vizituar edhe një sërë monumentesh kulturore dhe historike në Vlorë.