“Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëm” dhe korniza pritet të përfundojë “deri në këtë qershor”. Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një “tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar” nga fillimi i korrikut.”
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell. Ndërkohë, Gjermania do të heqë kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të BE-së nga 16 qershori. Kjo u njoftua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje,” shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor. Ata që mbërrijnë në Gjermani nga vendet e BE-së dhe Zvicra nuk do të duhet më t’i nënshtrohen karantinës, shpjegoi Seehofer.
Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.