Ditën e sotme, personazhe të famshëm të Instagramit, këngëtarë, modele, aktorë (nga Michael B. Jordan te Rihanna apo Kendall Jenner); Institucione (siç është Muzeu Metropolitan i Artit), apo dhe biznese (si SAVAGE X FENTY) etj, pblikuan foto të zeza pas protestave për vra sjen e George Floyd, nga efektivi i poli cisë që i vendosi gjurin në qafë deri në asf iksim! Thirrja që po ndërmerret kundër rac izmit quhet #BlackOutTuesday dhe asaj i janë bashkuar edhe personazhe të njohur shqiptarë, të cilët kanë ndarë foto të zeza në llogaritë e tyre.

Mirëpo, ky veprim nuk i është dukur me vend këngëtares Enca Haxhia, e cila aku zon hapur artistët shqiptarë se nuk po ngrejnë zërin për kauzat e vendit të tyre, por po bëjnë ç’bën amerikani, sepse është më trendy. Në një postim në InstaStory, Enca i bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që na prek edhe ne, si psh. ajo e komunitetit rom.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vra sin përditë? Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi… Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.”- janë fjalët e Encës në postim.