Sot, Aferdita, që gjendet në shenjën e Demit, harmonizohet me Neptunin në Peshk. Të dy planetet janë në shtëpite e tyre dhe i sjellin ditës nuanca shumë romantike . Afërdita në Dem e përjeton lumturinë nëpërmjet pesë shqisave ndërsa Neptuni në Peshk e idealizon lumturinë nëpërmjet sakrificës në emër të dashurisë. Dashuria sot gjen të gjitha shprehitë e veta. Shenjat e Ujit dhe të Tokës, Dem, Bricjap, Akrep, Peshk dhe Gaforre do marrin dashuri. Sot kemi nevojë të prekim ëndrrën e dshurisë dhe ta materializojmë…

Dashi do përjetojë një realizim të një ëndrre ekonomike por edhe në jetën personale do ketë sukses. Demi do arrijë të kompletoj në detaje një plan dhe një qëllim të cilin e arrin me shpejtësi. Binjakët do ngrihen në detyrë dhe do forcojnë pozitat e veta ne një lidhje personale. Gaforrja do prek madhështinë e një horizonti të ri me mundësi të reja. Luani do gjej lumturi familjare dhe do punojë fort për ta mbajtur sa më shumë duke krijuar edhe kushte bashkëpunimesh me njerëz të afërt. Virgjeresha do ketë partneritete të fuqishme dhe takime me leverdi te madhe. Jeta personale merr një trajektore të fuqishme. Peshorja do gjejë punën e ëndrrave dhe do jetë e kënaqur edhe ne rast shpërblimi apo mirenjohje profesionale.

Akrepi duhet të ketë ditën më të bukur të endrrave të tij. Nuk përjashtohet një plan martese. Shigjetari do ketë mbarësi në çështjet shëndetësore por edhe lehtësim të kushteve të punës me shpërblime të mira. Bricjapi do ketë ditë të qëndrueshme në lidhje me ndjenjat dhe në çdo rast, çdo propozim do ketë vlerë maksimale për të qenë i mirë dhe i qëndrueshëm. Ujori do ketë mbarësi në familje, të ardhura të mira ekonomike dhe plane afatgjata me rendesi te madhe ekonomike. Peshqit do idealizojnë çdo gjë që ka të bëjë me veten dhe njerzit e tyre të dashur.