Dy ditë më parë, në media u përfol për prishje të marrëdhënieve mes dy prej reperëve më të suksesshëm të momentit, Capital T dhe Majk. U tha se shkak për zënkën mes djemve ishte bërë kënga e re e Kapos në bashkëpunim me Ledri Vulën, që do të jetë pjesë e albumit të tij “Skulpturë”. Deklaratat e djemve bënë bujë në rrjete sociale, mirëpo duket se gjithçka është sqaruar.

Së fundmi, Kapo etiketoi kolegun në një postim në InstaStory, duke i shkruar “Shihemi pak më vonë” dhe për herë të parë, Majk vendosi të reagojë.

Ai i ka kthyer gjithashtu një përgjigje publike reperit, duke shkruar “Shihemi”.


Nuk e dimë nëse djemtë do të takohen live, apo do të dalin në një video live për fansat, për të mohuar gjithçka që u fol këto ditë rreth prishjes së miqësisë së tyre.

Mbetet të presim!