Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në kuadër të Programit të Rindërtimit, sot po punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti”.
Po ashtu, Kryeministri theksoi se po punohet dhe në kantierin e parë të lagjeve të reja të banimit në Fushë-Krujë, ku po ndërtohet infrastruktura nëntokësore. Rama tha se “javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale”.