Në mes të muajit qershor, këngëtarja Olta Boka konfirmoi lajmin e bukur të pritjes së ëmbël nëpërmjet fotove të ëmbla me barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan rozë, Olta zbuloi gjithashtu gjininë e bebushit që po sjell në jetë, ndërsa krahas postimit shkroi fjalët e bukura: “Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze ?. Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme?” Vetëm pak ditë e ndajnë këngëtaren nga takimi për herë të parë me të voglën e saj, të cilën po e pret me padurim.

Madje, përgatitjet për të qenë një mama shembullore kanë nisur që tani. Olta po përpiqet të mësohet me oraret e reja të mëmësisë, pasi ajo e di shumë mirë që s’ka më gjumë deri vonë pasi të bëhet nënë. Sot, këngëtarja është zgjuar herët për të përgatitur veten me zgjimin në këtë orar. “Po bëjmë prova teknike për të mësuar veten me oraret e reja.”- shkruan Olta krahas postimit në InstaStory, ku shfaqet pa grim teksa pi lëngun e saj të portokallit. Olta është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me djalin e deputetit Shezai Rrokaj. Megjithëse e kanë zbuluar gjininë e foshnjes, ende nuk e dimë ç’emër ka menduar çifti për të voglën.