Dy ditë pas provimit të parë të gjuhës së huaj, nxënësit e klasave të 12-të vijuan sezonin e provimeve. Edhe në gjimnazin Ibrahim Rrugova në Kamëz, ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë 32434 maturantë iu nënshtruan provimit të dytë atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndryshe nga maturat e shkuara, këtë herë kohëzgjatja ishte 2 orë, pasi testi nuk kishte pyetje me zhvillim. Familjarët e maturantëve që dikur kanë qenë vetë të tillë bëjnë krahasimet si dhe kanë dhënë këshilla.
“I kam thënë thjesht të jetë e përqëndruar dhe të mos nxitohet”, shprehet një ish-maturante. Për të garantuar sigurinë shëndetësore të gjimnazistëve në 491 qendrat e provimit, ambientet ishin dezinfektuar e nuk mungonin sinjalizuesit e distancës. Ndërsa në duart e tyre, veç kartës së identitetit e stilolapsit ishin të pajisur dhe me maska e doreza. Si dhe në hyrje iu mat temperatura. Për shkak të numrit të reduktuar, 10 nxënës në klasa, numri i administratorëve është shtuar. Rregullorja e maturës parashikon ndëshkime të rënda për të ndaluar kopjimin. Nëse maturantët paraqiten në provim me telefon si gjatë testimit, ata do të humbasin një vit në rrugëtimin arsimor.