Ditën e djeshme, fansat e dy reperëve më në zë të momentit, Ledri Vulës dhe Capital T, u çmendën pas lajmit se djemtë po sillnin bashkëpunimin e tyre të parë. Ledri dhe Kapo shfaqeshin të veshur me këmisha verore teksa xhironin në një vend të rrethuar me kodra të gjelbëruara, ndërsa ne u bëmë tepër kuriozë për këtë bashkëpunim.
Kapo dhe Ledri po xhirojnë në plazh, ndërsa modele të klipit do të jenë edhe 3 bukuroshet Tula Abedini, Xhesi Muçaj dhe Melisa Toska. Vajzat kanë ndarë në InstaStory foto e video me njëra-tjetrën, ndërsa tregojnë se po xhirojnë gjithashtu në mes të detit.