Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë diskutuar së fundmi për situatën e krijuar në Ballkan pas aktakuzës për kri me luf te të ngritur ndaj presidentit Hashim Thaci.

Mediat franceze shkruajnë se Putin dhe Macron kanë mbajtur një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të parandaluar një krizë të mundshme në rajon. Putini tha në një deklaratë se diskutimet janë përqendruar tek krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, u shpreh i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë. Macron ka ndjekur gjatë muajve të fundit një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.

Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të kësaj vizite.
Vizita ka të ngjarë të mbahet “në muajt e ardhshëm” dhe “para fundit të vitit” megjithëse do të duhej të merrej në konsideratë kriza e koronavirusit, tha një zyrtar francez. Udhëheqësi francez kishte planifikuar të marrë pjesë në ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, muajin e kaluar, për të përkujtuar 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.