E keni parasysh shprehjen “Për 5 minuta jam gati”? Këtë gjë e thonë gjithmonë njerëzit, për të justifikuar vonesat e tyre. Ndonëse përpiqen të bëhen gati në kohë, ata nuk menaxhojnë kohën ashtu si duhet, prandaj janë gjithmonë me vonesë, madje edhe në takimet e punës. Por këto 3 shenja të horoskopit nuk e kanë aspak problem vonesën dhe dinë të menaxhojnë kohën shumë mirë. Janë ideale për t’u martuar, sidomos me njerëzit që e urrejnë të presin.

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit kanë një instikt të paparë për të menaxhuar kohën. Nuk vonohen asnjëherë dhe gjithmonë ndodh që të presin të tjerët. Nëse u jep 10 minuta kohë për t’u bërë gati ata do të jenë në vendin e takimit për 9 minuta.

Ujori

Stresi është një arsye përse njerëzit nuk menaxhojnë dot kohën e tyre. Teksa stresohen truri i tyre bllokohet dhe nuk është në gjendje të bëjë më llogaritë. Duke qenë se Ujorët nuk stresohen asnjëherë, ata e kanë të thjeshtë të kenë gjërat nën kontroll. Ata e bëjë çdo gjë me orar dhe nuk ndodh kurrë që të vonohen.

Virgjëresha

Talenti më i madh i të lindurve në këtë shenjë është,organizimi. Duke qenë se janë të fiksuar pas perfeksionit, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë të përpiktë edhe me sekonda. Ata mbajnë çdo gjë të rregullt dhe kur bëhen gati e dinë me saktësi se ku i kanë gjërat.