Në muajt e fundit, ai përfundoi në krye të listës së transferimeve të mundshme, por Ivan Rakitic nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Mesfushori kroat është lakuar te Juventusi, madje javët e fundit edhe te Napoli. I intervistuar nga “Tportal”, lojtari Blaugrana sqaroi të ardhmen e tij:

“Dhjetë ose pesëmbëdhjetë ditë më parë kam folur me klubin. Përfundimisht nuk kam asgjë për të diskutuar, sepse jam nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021. Aty është vendi ku dua të qëndroj dhe të luaj. Gjithashtu, gruaja dhe vajzat e mia janë mirë këtu, nuk kam asnjë arsye të mendoj për asgjë tjetër”.

Pra, Rakitic dëshiron të luajë përsëri shanset e tij në “Camp Nou”, do t’i rikuperojë pozicionet në hierarkitë e Barcelonës, pavarësisht hapësirës së vogël të aktivizimit në ndeshjet e sezonit të fundit: “Nuk është mirë kur nuk luan, veçanërisht kur nuk e kupton pse ndodh kjo, kur nuk ta shpjegojnë përse. Sidoqoftë, unë i respektoj vendimet e trajnerit. Futbolli menaxherit, është një sport ekipor dhe joindividual”. Sevilla dhe Atletico Madrid, gjithashtu, janë vënë në gjurmët e Rakitic, por lojtari në fjalë nuk duket se dëshiron t’i paketojë valixhet.