Nëse e thotë Bild mund të konsiderohet e kryer, Ralf Ragnick është trajneri dhe drejtori i ri sportiv i Milanit. Gazetarja Valentina Maceri ka bërë me dije se kjo lëvizje është tashmë e përfunduar.

Ajo bën me dije se Ragnick do të jetë trajner dhe drejtor i kuqezinjëve që këtë verë. Kjo do të thotë se aventura e teknikut Stefano Piolit dhe Paulo Maldinit me “Dja llin” mbyllet në fund të këtij edicioni futbollist.

Situata në merkato duket se nuk do të ndryshojë shumë sepse sipas asaj që informon Bild do të jetë një buxhet i limituar. Ragnick do të ketë në dispozicion 75 milionë euro, praktikisht në tregun e sotëm, aq kushton një futbollist i mirë.