Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Ardi Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën.
“Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të këtij vendi.
Është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici, për të cilin flitej, është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë se dakord të gjitha, por edhe familja përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.
E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimin dhe duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, kur është vënë i kujdo qoftë dhe profesionalizimin, cështja për mua është e mbyllur. Ata që prediktojnë më shumë moral dhe ligjësi morale kam fatin ti njoh, mes të dyve zgjedh drejtorin” tha Rama.