Në një intervistë të dhënë për ISMAS, shoqata e gazetarëve të huaj në Spanjë, ish-lojtari dhe drejtuesi i Real Madrid, Pedrag Mijatovic, ka zbuluar një prapaskenë të sezonit 2006-07, i pari për të si drejtor sportiv i Los Blancos. “Protagonistë” i tregimit, Fabio Capello, trajneri i Real-it në atë kohë, dhe mbrojtësi e majtë brazilianë Roberto Carlos dhe Marcelo, që i lanë vendin njëri-tjetrit në Madrid.“Në vitin tim të parë si drejtuesi kishim në ekip Roberto Carlos, mbrojtësi i majtë më i mirë i historisë”, ka thënë ish-sulmuesi.
“Ishte viti i tij i fundit i kontratës dhe besoja se nuk do të rinovonte sepse rendimenti i tij nuk ishte më ai i së kaluarës, kështu që po negocioja blerjen e një lojtari që mendoja se mund të ndiqte gjurmët e tij, por që ishte 18 vjeç dhe ishte i panjohur”. Një i panjohur që quhej Marcelo. Megjithatë, Fabio Capello nuk mendonte se lojtari i ti duhej të bëhej menjëherë pjesë e ekipit të parë. “Capello më këshilloi ta dërgoja te një klub tjetër, por unë kundërshtova sepse doja që të stërvitej me Roberto Carlos që ta studionte dhe të merrte këshillat: sipas mendimit tim është më formuese se të luash 15 ndeshje te një skuadër tjetër…”. Faktet i kanë dhënë të drejtë Mijatovic-it.a