Rusia do të mbajë referendumin për ndryshimin e kushtetutës me 1 korrik. Njoftimi erdhi nga presidenti Vladimir Putin, i cili kërkon heqjen e limitit të dy mandateve radhazi, në mënyrë që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Lideri rus tha se votimi nuk mund të mbahej me 24 qershor, pasi përkonte me ditën e paradës ushtarake për 75-vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.
Pavarësisht popullaritetit të tij në rënie, Putin gëzon akoma një mbështetje të madhe dhe ndryshimi i kushtetutës është pothuajse i sigurt. Reforma fuqizon më tej rolin e presidentit, vizionin konservator të Rusisë, besimin në Zot dhe konfirmon se e vetmja martesë e mundshme është ajo mes një burri dhe një gruaje. Fillimisht referendumi do të mbahej me 22 prill, por u shty për shkak të emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19.