Janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa, nga personat që janë prekur tashmë nga virusi Covid-19, 29 prej tyre janë shëruar. Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik të Kosovës:

29 TË SHËRUAR DHE 96 RASTE ME COVID-19! Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.