Sul muesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka luajtur ndeshjen e tij të 200 me skuadrën madrilene kundër Osasunas. Lojtari u nderua nga klubi sot, pasi Koke i dorëzoi atij pllakadën e 200 ndeshjeve të luajtura me spanjollët. “Është një nder të luash 200 ndeshje me Atleticon. Kur erdha doja të luaja, të ndihesha i rëndësishëm, nuk e kisha menduar kurrë se do të bëja kaq shumë ndeshje. Falenderoj Zotin që më ka dhënë shansin që diçka e tillë të ndodhë.

“E dimë të gjithë se ne kemi tifozët më të mirë në Spanjë dhe në botë. Kampionati është futur në fazën finale, pasi na kanë mbetur dhe 9 finale për të luajtur. Ne duhet të fitojmë, pasi qëllimet tona dihen”, – tha Costa.