Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e nënstacionit Valias, në datën 3 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-14:30 do të stakohet energjia elektrike në Bërxullë dhe Domje të Tiranës. Po nesër, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Kinostudio.
Sipas OSHEE pa energji do të mbetet pjesërisht zona e Tufinës, fshatrat Tujan, Ferraj. Ndërsa në orën 09:00-15:00, në datën 3 qershor, do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Ndroq dhe pa energji do të mbeten zonat Ndroq, Pinet, Callnet, Cala Bërzez