Këngëtarja Rezarta Shkurta, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj e kanë kaluar fundjavën e tyre në qytetin e Gjirokastrës.
Gjatë vizitës së tyre në qytet, ata kanë shkuar për të vizituar edhe shtëpinë e Enver Hoxhës, gjyshi i bashkëshoritit të këngëtares, Ermalit. Rezarta ka ndarë foto jo vetëm nga qyteti por edhe nga turi i tyre brenda shtëpisë.
“Në konak të t’vet,”-shkruan krahas një fotoje Rezarta teksa Ermali shfaqet i ulur në sofër. Shtëpia ku ka lindur dhe është rritur Hoxha në Gjirokastër është shndërruar në muze duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.