Sot feston ditëlindjen bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, ndaj kjo ditë speciale nuk mund të kalonte pa një urim special. Këngëtarja ka gjetur momentin për të shprehur dhe njëherë atë çka ndjen për partnerin në një foto të postuar në InstaStory.
“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi relizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- i drejtohet publikisht ajo bashkëshortit me këto fjalë romantike.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha po tregojnë dhe njëherë se janë të dashuruar njësoj si ditën e parë, pavarësisht pengesave të jetës. Kujtojmë se Hoxha doli nga burgu rreth dy vite më parë nga katër vite që kishte qëndruar si i dënuar. Çifti simpatik nuk i ka kursyer daljet publike dhe fotot në rrjetet sociale, që pas daljes së Hoxhës.