Premier League sapo ka rifilluar, ndërsa të dielën në mbrëmje do të ofrojë një derbi emocionues, atë të Merseyside midis Everton dhe Liverpool. Do të jetë një sfidë e madhe mes sul muesit të “Toffees”, Richarlison, dhe mbrojtësit të “Reds”, Virgil Van Dijk. Ish-lojtari i Fluminense foli për kanalin Youtube “Desimpedidos”, duke minimizuar potencialin e kundërshtarit të tij të radhës: “Njerëzit flasin shumë për të (Van Dijk). Po, ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por unë tashmë e kam dribluar”.
Van Dijk përfundoi i dyti në renditjen e “Topit të Artë” për vitin 2019, pas Lionel Messi që mori vetëm shtatë vota më shumë. Megjithatë, sipas Richarlison, ka mbrojtës të tjerë në rolin e tij më të mirë se ish-i i Southampton: “Van Dijk u zgjodh si një nga tre më të mirët në botë më 2019 sepse pati një sezon të shkëlqyeshëm,. Sidoqoftë, për mua ka mbrojtës më të mirë. Cilët? Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos”.