E fokusuar në fushë, por edhe jashtë saj, në merkato. Roma ka nisur zyrtarisht merkaton me akordin e arritur për të transferuar me parametra zero Pedro Rodriguez nga Chelsea.
Spanjollit i mbaron kontrata në fund të qershorit por do të qëndrojë deri në fund të sezonit që u shty për shkak të pandemisë. Më pas, transferimi në Itali, te verdhekuqtë, ku e pret rroga 3.5 mln euro në sezon për dy vitet e ardhshme.
Këtë sezon, sulmuesi 32-vjeçar ka luajtur vetëm 9 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist në kampionat. Pedro ka 5 vite në Londër që kur u transferua nga Barcelona për 27 milionë euro.