E ardhmja e Elseid Hysajt duket se është e lidhur ngushtë me Romën. Shqiptari dëshiron të largohet nga Napoli dhe kryeqytetasit po mundohen ta bindin shkodranin. Ata kanë nisur bisedimet dhe me napolitanët sipas asaj që shkruan sajti italian Calciomercato.

Roma kërkon një marrëveshje shkëmbimi ndërmjet Hysajt dhe Rck Karsdorp. Holandezi është i huazuar te skuadra e Feyenoord, pasi nuk gjeti vend në kryeqytetin italian. 25-vjeçari u rikthye në shtetin e tij për të marrë minuta dhe për të përfituar para.

Holandezët duan të blejnë përfundimsht kartonin e mbrojtësit, por nuk kanë fuqi ekonomike për diçka të tillë. Roma nuk e konsideron as për sezonin tjetër, prandaj po këmbëngul që ta përdorë për të marrë Hysajn.