Në kërkimin e vazhdueshëm të përsosmërisë, Cristiano Ronaldo jeton aventurën e tij te Juventus, duke synuar objektivin e madh: ta rikthejë Ligën e Kampionëve në Torino. Një trofe, dhe çfarë trofeu, që bardhezinjtë e fituan për herë të fundit në vitin 1996. Prandaj, një agjërim kaq i gjatë, 24 vite, është diçka e pazakontë, por edhe anakronostike, veçanërisht duke marrë parasysh se si “Zonja e Vjetër” është rritur në mënyrë eksponenciale, aq shumë sa të blejë lojtarin më të mirë në botë, si dhe një me ndikimin më të madh në historinë e futbollit, së bashku me Leo Messi.

Por, objektivat e mëdha zakonisht ndërtohen dhe arrihen gradualisht. Në radhë është Kupa e Italisë, një kompeticion në të cilin CR7 nuk e ka vendosur ende “firmën” e tij. Në Torino, kampioni portugez ka fituar kampionatin e kaluar dhe Superkupën e Italisë. Në total ka 30 trofe në palmaresin e vet, ka “vënë bast” për të 31-tin. Po, sepse kampioni portugez ka fituar gjithçka. Në Angli: Premier League, “FA Cup”, “League Cup” dhe “Community Shield”. Në Spanjë: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa. E gjitha kjo, duke shtuar edhe pesë Liga Kampionesh. Pa harruar, apo hedhur poshtë, Superkupën Portugeze, që e fitoi me Sporting.

Një hartë rrugore për ta zbukuruar me kalimin nëpër “Olimpico” të Romës, vendi i finales së sotme mes Juves dhe Napolit. Sfidë e rëndësishme, veçanërisht nëse kontekstualizohet. Ka nga ata që duan ta thonë me të madhe zërin e tyre në Itali. I tillë është Maurizio Sarri, i gatshëm t’ia shtojë vetes trofeun e parë në futbollin profesional italian. Ka nga ata që, në të vërtetë, thjesht duan të vazhdojnë si gjigantë. I tillë është CR7. Në gjysmëfinalen e kthimit kundër Milanit, para pak ditësh, portugezi përjetoi një fillim të tretë në karrierë, duke gabuar nga pika e bardhë.

Tani është radha për të shpërblyer gjithçka në finalen ndaj Napolit. Kundërshtar i cili përbën një motivim ekstra edhe për trajnerin bardhezi. Në fund të fundit, Ronaldo kërkon ta thotë fort fjalën e tij në kryeqytet, pasi propozoi një provë larg atyre të paharrueshme ndaj kuqezinjve. Po, sepse një penallti e humbur përbën lajm të mallkuar, nëse pas saj është Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, si gjithmonë, ndjek çdo trofe të mundshëm ekipor dhe individual. Sonte ka rastin ta bëjë “sefte” me Kupën e Italisë. Do të ishte trofeu i tij i 31-të në karrierë. /Telesport