Trajneri Maurizio Sarri ka folur për ndeshjen e fituar kundër Lecces me rezultatin 4-0. Ai ka theksuar se portugezi momentalisht është mjaft mirë fizikisht, por do të vijë dhe dita kur do t’i duhet të pushojë.
“Cristiano Ronaldo momentalisht po luan në nivele të mira dhe është goxha mirë në aspektin fizik. Ka nevojë të rikuperohet, të mos harrojmë se vjen pas një faze të gjatë që nuk ka qenë aktiv.
“Portugezi po luan ndeshje pas ndeshje në kampionat dhe është gjithë kohën në fushë. Në ndeshjen e ardhshme do të duhet ta pushojmë dhe 35-vjeçarin. Ai është një person që e njeh shumë mirë trupin e tij dhe ne do e kuptojmë kur ai do të ketë nevojë për pushim”, – tha tekniku i portugezit.