Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të takohet sot me Presidentin Meta pas ftesës së këtij të fundit për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në orën 12:30 kreu i Kuvendit i shkon në Presidencë Metës për të diskutuar për këtë çështje.
Pas publikomit të Opinionit të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Meta ftoi Gramoz Ruçin si kryetar i Kuvendit, të diskutojnë për rekomandimet e Venecias. Edhe dje Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, mundësisht brenda këtij viti.