Karl-Heinz Rummenigge, drejtuesi i Bayern Munich, ka folur për merkaton dhe për Super League-ën (ëndrra e Andrea Agneli-t), në një intervistë të dhënë për Handelsbatt. “Nuk besoj se në merkaton e ardhshme ka ndonjë klub, në Gjermani ose në Europë, në gjendje të paguajë 100 milionë euro për një futbollist”, ka thënë ai.

Në lidhje me Super League: “Klubet e Europës jugore të interesuar për këtë formulë në mënyrë që të vendoset një ekuilibër me të ardhurat e të drejtave televizive në Angli, që janë tri herë më të larta në krahasim me të tjerët”. “Këtu në Gjermani, por edhe në Premier, modeli i Super League nuk na intereson. Njeriu adhuron të ndryshojë atë që njeh, por në këtë rast nuk është gjëja e duhur”. “Pjesëmarrja në Champions League i lejon klubet të fitojnë më shumë dhe të nxjerrin të ardhura të rëndësishme”, ka thënë Rummenigge.