Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha po shijojnë prej kohësh marrëdhënien e dashurisë, ndërsa tashmë kanë vendosur të mos fshihen më nga sytë e publikut dhe ta pranojnë hapur ndjenjën për njëri-tjetrin. Madje, as në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here foto apo video së bashku, si kjo e ditës së sotme.
Çili dhe partneri i saj shfaqen në makinë teksa udhëtojnë së bashku, ndërkohë që këngëtarja “bezdis” Albanin që i jep makinës. “Se e kemi shoferin serioz ne timon? A+Ç=❤️❤️”- shkruan këngëtarja krahas videos së ëmbël ku duken të bërë fiks për njëri-tjetrin! Disa ditë më parë, në rrjet mori dhenë lajmi se këngëtarja dhe partneri i saj do të bëheshin prindër. Çiljeta i mohoi këto lajme, duke u shprehur se nëse “do të shënojnë gol”, këtë lajm të bukur padyshim do ta ndajnë me publikun. Ne në pritje jemi gjithsesi!