Eshtë koha që Juventusi të kthehet në seriozitet. Pas ndalesës së detyruar për shkak të Coronavirus, luajtja e gjysmëfinales së Kupës së Italisë me Milanin do të rifillojë futbollin italian. Maurizio Sarri nuk harron barazimin e sfidës së parë në “San Siro”. Duke folur për “Sky”, ai paralajmëron CR7 dhe bashkëlojtarët e tjerë bardhezinj në funksion të mbrëmjes së të premtes: “Ndeshjet me Milanin këtë vit kanë qenë të vështira, si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Rezultati i ndeshjes së parë nuk na garanton asgjë, është një lojë shumë e hapur”.
Kupa e Italisë, gara për titull dhe marshimi në Champions: Juve, nga këtu deri në gusht, nuk do të mërzitet: “Ne kemi fatin të luajmë në të tria frontet. Megjithatë, nevojitet të përqendrohemi te gara që kemi në proces. T’i marrim gjërat hap pas hapi. Kjo qasje mund të jetë e rëndësishme dhe e dobishme”. Nga kalendari tek individët, duke nisur me Pjanic, për të cilin ka dyshime mbi të ardhmen: “E gjeta shumë më mirë sesa kur e ndërpremë sezonin.
Bisedova shumë me të. Pjanic është i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të përballojë 4-5 gara sipas standardit, siç ndodhi. Ai pajtohet me mua për këtë, nuk kishte forcën të reagonte në një moment, por duhet të jetë i bindur se është një lojtar i shkëlqyeshëm. Kjo mund t’iu ndodhë të gjithëve. Ne nuk duhet të humbim besimin, por të ngremë kokën. Ai ka bërë një rrugë të mirë psikologjike dhe në seancat e fundit stërvitore e kam parë shumë mirë”.