Sistemi europian për azilin nuk funksionon më, tashmë nevojitet të kemi një sistem të ri që mbron më të prekurit dhe e ndan në mënyrë të barabartë këtë përgjegjësi, theksoi në një mesazh në Twitter presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Në mesazhin e tij në Twitter Sassoli kujton se vitin e kaluar ky fenomen arriti një rekord të ri pasi 79,5 milionë persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave, persekutimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. ”Nevojitet të kemi një sistem të ri”, theksoi ai.