Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të udhëtojë në një vizitë bilaterale në Bruksel për t’u takuar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe temë e këtyre bisedimeve do të jetë Kosova. Kaluan 24 orë që prej kohës kur u dha lajmi për akuzën ndaj Kadri Veselit të PDK-së dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, por Serbia nuk ka komentuar këtë ngjarje zyrtarisht shumë dhe nuk është njoftuar nëse Vuçiç do të udhëtojë për në Uashington ose jo.
Millan Antonijeviç, drejtues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Serbi, thotë se dialogu sigurisht do të vazhdoj pasi procesi është mbi individët. Tani është momenti për veprim nga ana Bashkimit Evropian. “Ky është një proces që do të shtyjë për një kohë të caktuar bisedimet e mëtejme, por tani i takon Brukselit të tregojë vendosmëri dhe të shohim se si do të sillen ndaj kësaj situate. Këtë përgjigje më të saktë duhet pritur edhe nga vetë Gjykata Speciale që mund ta vërtetojë ose jo vetë aktakuzën”. Shtypi serb kanë shkruar se më fund drejtësia po vihet në vend dhe siç thonë, vrasësit do të shkojnë në Hagë. Për shumë vite lufta e UÇK-së është quajtur terroriste dhe në këtë frymë është komentuar edhe lajmi nga Gjykata Speciale.