Ndërkohë që vazhdojnë protestat në qytetet kryesore amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha mbrëmë se nuk mbështet përdorimin e forcave aktive ushtarake për të pe nguar protestuesit. Kjo deklaratë e vë Shefin e Pentagonit në kundërthënie me Presidentin Trump, i cili ka kër cënuar se do të dërgojë trupa për të shty pur protestat që vazhdojnë prej një jave, të nxitura nga vd ekja e një afrikano-amerikani gjatë arrestimit nga një polic i bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara njofton: Protestat, në pjesën më të madhe paqësore, vazhduan mbrëmë në qytetet kryesore amerikane ku dhjetëra mijëra vetë nuk përfillën urdhrat për ndalim-qarkullim dhe rre zikun nga koronavirusi, për të shprehur revoltim për rac izmin dhe dhunën policore.
Në fillim të javës, Presidenti Trumë kë rcënoi se do të përdorte një ligj që i jep atij mundësinë të autorizojë dërgimin e forcave aktive ushtarake për të shtypur protestat, pa parapëlqimin e guvernatorëve. Në sfidë ndaj kë rcënimit të presidentit, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se for cat aktive ushtarake duhet të përdoren vetëm në rastet më urgjente dhe ek streme:
“Nuk jemi aktualisht në një nga këto situata. Nuk mbështes aktivizimin e Ligjit të Kryengritjes,” tha zoti Eper. Të mërkurën në mëngjes, Sekretari Esper u dha urdhër 200 ushtarëve në shërbim aktiv të ktheheshin në bazë pas dy ditë demonstratash paqësore në Uashington, por e anuloi vendimin brenda pak orësh pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari Esper po ashtu u distancua nga vizita e Presidentit Trump në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Fotografia nxiti revoltim dhe kritika të forta, pasi policia përdori gazën lotsjellës dhe granata zhurmuese për shpërndarjen e turmës. Ky akt dhe reagimi ndaj protestave kanë dë mtuar popullaritetin e presidentit.
“Jemi në mes të protestave më të ndezura që kemi parë që në vitet 1960. Kjo nuk është atmosferë e mirë për një president që po konkurron për rizgjedhje. Do t’i duhet të bëjë shumë gjëra që të rikthejë normalitetin, pasi për momentin nuk është në avantazh,” thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias. Trazirat filluan pas vde kjes së George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vd iq pasi një polic i bardhë e mbajti me gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta. Ish-presidentët amerikanë që janë gjallë sot, përfshirë Jimmy Carter, George W Bush dhe Bill Clinton kanë dënuar aktet që çuan në këtë vd ekje.
Në një diskutim të hapur të zhvilluar online, ish-presidenti Barak Obama u bëri thirrje kryebashkiakëve të rishikojnë përdorimin e for cës në qytetet që drejtojnë: “Kur shikon prote stat sot, ato përfaqësojnë një përzgjedhje demografike shumë më të gjerë të Amerikës që e ndjeu të nevojshme të bënte diçka si rezultat i padrejtësive që janë vërejtur,” tha ish-presidenti Obama. Protestat kanë hedhur dritë mbi një sistem padrejtësish r acore në këtë vend.
“Revoltimi lidhet me kushtet e strehimit, me mundësinë për punësim, me gjendjen në shkollat publike, me ritmet e bu rgosjes. Nuk ka të bëjë vetëm me reagimin e policisë. Gjithë këta njerëz kanë dalë sot sepse ka diçka rrënjësisht problematike, jofunksionale në këtë sistem për sa u përket miliona amerikanëve,” thotë Peniel Joseph me Universitetin e Teksasit. Polici që mbajti të mbërthyer me gjurin tek qafa afrikano-amerikanin George Floyd është ak uzuar tani me vra sje me dashje të gradës së dytë, që përkufizohet si vra sje e qëllimtë por pa paramendim. Tre oficerët e tjerë që qëndruan pasivë në skenën e ngjarjes janë ak uzuar për ndihmë dhe mbështetje të një vr asjeje të qëllimtë.