Sigurisht që kur bëhet fjalë për dashurinë, shenjat e Horoskopit ndahen në ato që dashurojnë më shumë dhe ato që dashurojnë më pak. MSN, ka publikuar 6 shenjat e Horoskopit që përkushtohen më shumë në dashuri dhe dashurojnë përjetësisht.

Dashi

Kanë shumë ndjenja dhe nuk lodhen kurrë së dashuruari. Si një shenjë pasionante zjarri, këta persona dashurojnë shumë dhe nuk ndalen kurrë së dashuruari pavarësisht gjithçkaje që mund të ndodhë. Personaliteti i tyre është i tillë që nuk mund t’i fikin ndjenjat e tyre me një buton. Dashuria është shumë e rëndësishme për ta dhe nuk tërhiqen aspak nga kjo ndjenjë.

Demi

Dashuria e përjetshme është shumë e rëndësishme për ta, edhe pse mund të duken shumë të ftohtë emocionalisht apo të japin përshtypjen e parë sikur janë të rezervuar. Por, sapo Demi të dalë nga guaska e tyre, përkushtohen shumë, japin gjithçka në lidhje dhe investojnë thellësisht në ndjenjat e tyre.

Gaforrja

Për ta, dashuria është sinonim i “përgjithmonë”. Njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres janë shumë të dashur, kështu që nuk është befasues fakti që dashurojnë shumë. Janë aq të dashur saqë mund të falin gjithçka, edhe nëse duhet të sakrifikojnë ndjenjat e tyre. Dashuria e tyre mund t’i bëjë të guximshëm dhe të durueshëm.

Virgjëresha

Janë plotësisht të përkushtuar në një romancë. Megjithatë ata janë shumë privatë dhe të rezervuar kur bëhet fjalë për lidhjet. Ata i dedikohen shumë lidhjes dhe e kanë shumë problem të vazhdojnë përpara me jetën e tyre nëse lidhja përfundon. Pra, nuk do ju harrojnë, por do ju duan përjetësisht.

Peshorja

Besojnë në dashuri! Është fakt që Peshorja është një nga shenjat më romantike të Horoskopit dhe na besoni kur themi se këta njerëz dashurojnë shumë. Peshoret janë shumë të angazhuar në marrëdhënie dhe janë gjithmonë të përgatitur të luftojnë për të shpëtuar dashurinë e tyre. Kur ata mendojnë se kanë gjetur “shpirtin binjak”, asgjë s’mund t’i bëjë të mendojnë ndryshe.

Akrepi

Personaliteti i tyre mund të jetë indiferent apo i ftohtë, por kur bëhet fjalë për dashurinë, është histori tjetër. Njerëzit e kësaj shenje dashurojnë shumë dhe përjetësisht. Kur Akrepët bien në dashuri, mund të besoni se bëhet fjalë për “përgjithmonë”, sepse ata nuk i duan romancat e shkurtra dhe luftojnë gjithmonë për dashurinë perfekte.