Rritja e temperaturave ka sjellë edhe rastet e para të pickimeve nga insektet e rrezikshme dhe zvarranikët në qarkun e Fierit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur 5 persona që i kishte pickuar merimanga e zezë. Ndërsa dy raste të tjera, nga kafshimi i nëperkës.

Mjeku Lulzim Banushaj u shpreh për mikrofonin e Report Tv se rastet më të shumta janë nga zonat kodrinore të Fierit, Mallakastrës e Roskovecit. Ai u bëri apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të përdorin veshje të posaçme.

“Të gjitha rastet janë hospitalizuar dhe kanë marrë ndihmën e duhur. Porosisim që të ruhen duke përdorur veshje mbrojtëse sepse me ngrohjen e kohës të bëjnë në gjendje të rëndë”, thotë mjeku.

Fatmirësisht pacientët deri më tani nuk kanë paraqitur rrezik për jetën, por mjeku toksikolog theksoi se duhet shtuar kujdesi pasi helmi nga merimanga e zezë apo zvarranikët është shumë i koncentruar dhe mund të çojë deri në vd ekje.