Përhapja e virusit në Maqedoninë e Veriut dhe shtimi i rasteve të reja ditët e fundit, ka bërë përkeqësuar shumë situatën në shtetin fqinj. Për këtë arsye Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 22 qershor, pra edhe për 8 ditë. Ky vendim, sikurse deklaron edhe Zyra e Presidentit, është marrë pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria, për një zgjatje 8 ditore, e nisur nga dita e djeshme 15 qershor, e deri më 22 qershor të vitit 2020.
Ndërkohë ditën e djeshme u mësua se partitë politike në vend kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020. Ndërkohë në këtë situatë vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, si edhe zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 193 viktima, ndërsa të infektuar numërohen në total 4.157.