Për shkak të formave të saj hot dhe ndryshimit që ka bërë ndër vite, modertorja Luana Vjollca përflitet shpesh për ndërhyrje të ndryshme e operacione plastike.

“Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”- ka thënë Luana më herët dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate. Madje, ajo i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e akuzojnë për operacione me një foto të publikuar nga fansat e saj.

Ata kanë bashkuar foton e moderatores kur ishte e vogël dhe një foto tjetër të shkrepur së fundmi, ndërsa krahas postimit shkruajnë:

“Hmm. Operacione shumë kjo? Bitch please, shikojeni kur ishte 8 vjeç!” Luana e ka miratuar këtë postim me një gif me fytyrën e saj, ku shfaqet duke bërë “ok” me gisht. Pra, kishit gjë tjetër për operacionet e saj?