Përfundimi i karantinës ka ardhur me ndryshime të mëdha tek personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar. Thuajse të gjitha vajzat VIP kanë ndryshuar pamjen e tyre këtë verë dhe këtij grupi i është bashkuar edhe aktorja Delinda Disha. Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka hequr dorë nga flokët brun. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Delinda tregon se është kthyer në bjonde dhe është super e lumtur me pamjen e re.
Aktorja ka publikuar disa poza ku duket shumë e ëmbël me look-un e ri, të cilin besojmë se do ta mbajë gjatë. Ditën e djeshme, Delina “u kryqëzua” nga ndjekësit në rrjete sociale për shkak të deklaratës së saj të habitshme se “Covid-19 është mashtrim.”, duke keqinformuar ndjekësit e saj.
“COVID-19 është një mashtrim i madh për të hapur panik në popullsi për të bërë vaksinën. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë jo. Një gënjeshtër që po i shkatërron njerëzit psikologjikisht dhe ekonomikisht”.- shprehej ajo fjalë për fjalë.