Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Besa Kokëdhima ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj disa foto të motrës, duke i dedikuar fjalët më të veçanta.

“Oh njeriu më i bukur mbi dhe”, ka shkruar Besa krah postimit të fundit ku ka etiketuar edhe Erën e cila ka pozuar në bregun e detit, duke shijuar perëndimin e diellit. Motra e Besës ka “vjedhur” vëmendjen e të gjithë ndjekësve të këngëtares, të cilët e kanë komplimentuar pamjen e saj mjaft tërheqëse në komente. Kujtojmë se Kokëdhima ka ndarë momente të ndryshme me familjarët e saj duke treguar se është shumë e lidhur me ta dhe se shumicën e kohës e kalon pranë tyre.

 

View this post on Instagram

 

Oh njeriu më i bukur mbi dhè ☺️❤️ @erakokedhima

A post shared by Besa (@besaofficial) on