Rritja e numrit të infektimeve nga njëra anë dhe rifillimi i aktiviteteve nga ana tjetër mund të përkthehet në rritje të rriskut për t’u infektuar me coronavirus. Nisur nga kjo, për të zvogëluar rrezikun e Covid-19, duhet të keni parasysh disa pika kyçe gjatë përditshmërisë.
Higjiena – Lani duart për të paktën 20 sekonda me ujë me sapun ose në pamundësi, përdorni dezinfektues për duart me përmbajtje alkooli të paktën 60%. – Mos prekni gojën, hundën dhe sytë.
Distanca sociale – Qëndroni të paktën 1 metër larg të tjerëvë në vende si bankat, qendrat tregtare, supermarkete etj. – Limitoni lëvizjet e panevojshme. – Përpiquni të mos qëndroni në ambiente me shumë njerëz. – Mbani maskë në rast se nuk mund të qëndroni në distancë fizike me të tjerët.
Zakone të shëndetshme – Mos prekni sipërfaqe të përbashkëta për shumë njerëz (dorezat e dyerve, butonat në ashensor, shkallë elektrike) – Përdorni facoleta për të prekur vende me rrezik të lartë për përmbajtjen e mikrobeve. – Në rast se transporti publik rifillon aktivitetin, lëvizni në këmbë për distancat e shkurtra.