TALLINN, ESTONIA - AUGUST 14: Diego Simeone, head coach of Atletico Madrid reacts during a training session ahead of the UEFA Super Cup match against Real Madrid CF at Lillekuela Stadium on August 14, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, nuk ka qenë shumë i kënaqur pas barazimit 1-1 të marrë nga skuadra e tij në fushën e Athletic Bilbao-s. “E kemi nisur shumë fort, kemi luajtur mirë në 10 minutat e para dhe Carrasco ka patur një rast të madh”, ka thënë trajneri i madrilenëve pas ndeshjes.

“Bilbao ka ardhur në rritje dhe ne jemi treguar të aftë të reagojmë menjëherë ndaj golit të pësuar me barazimin e Diego Costa-s. Edhe në pjesën e dytë kemi shkuar shumë afër dyfishimit me Arias: nuk është kurrë e lehtë të marrësh një rezultat pozitiv këtu, duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Në lidhje me kalendarin e ngjeshur: “Do të jetë e vështirë për të gjithë të luajnë çdo tre ditë, do të duhet të mësohemi. Është e domosdoshme që çdo lojtar të jetë në forma shumë të mirë”. Në lidhje me stadiumet e boshatisur: “Nuk është e lehtë sepse jemi mësuar me një ambient me shumë zhurmë dhe presionin e tifozëve, ndërsa tani gjithçka është më e ftohtë”.