Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pas motit të pazakontë me stuhi e rrebeshe shiu, që përfshiu këtë pasdite Librazhdin, duke përmbytur totalisht qytetin. Balla shkruan në “Facebook” se Shtabi i Emergjencave po merr masat për situatën, ndërsa thekson se aktualisht rruga Librazhd-Elbasan është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dheut.
“RESHJE TË MËDHA SHIU NË LIBRAZHD. SHTABI I EMERGJENCËS PO MERR MASAT. PËR MOMENTIN RRUGA KOMBËTARE LIBRAZHD-ELBASAN ËSHTË E PAKALUESHME PËR SHKAK TË RRËSHQITJEVE TË GURËVE DHE DHEUT”, shkruan Balla.